​Latifi: Në Kongresin e dytë Klinik po marrin pjesë 750 persona

Lajme

​Latifi: Në Kongresin e dytë Klinik po marrin pjesë 750 persona

Më: 16 shtator 2022 Në ora: 14:01
Foto ilustrim

Sot ka vazhduar punimet e tij shkencore Kongresi i Dytë Klinik, ku po marrin pjesë 750 profesionistë shëndetësor nga lëmi i kirurgjisë.

Ky Kongres është i organizuar nga Kolegji i Kirurgëve të Kosovës dhe Oda e Mjekëve të Kosovës.

E kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi thotë se në këtë Kongres të dytë ka pjesëmarrje dinjitoze.

Latifi i cili është edhe Ministër i Shëndetësisë në Kosovë tha se përgjatë këtyre dy ditëve sa do të zgjasë Kongresi Klinik do të prezantohen 155 ligjërata.

Latifi: Në Kongresin e dytë Klinik po marrin pjesë 750 persona

“Ky është kongresi i dytë, regjistrimi është masiv 750 të regjistruar që kemi, shumica janë ose online ose janë këtu. Kemi një pjesëmarrje dinjitoze të prezantimeve, i kemi më shumë se 155 prezantime nga të cilat 57 janë të bëra nga profesorët, shkencëtarët, klinicistët botëror. Ndërsa, të tjerët janë vendorë. Në vitin e kaluar kur kemi mbajtur kongresin i kemi pas 60 të huaj e 40 vendorë, ndërrimi i këtij propocioni është risi e shkëlqyer edhe ne tashmë do të mësohemi me Kolegjin e Kirurgëve detyra e të cilit është me ngrit kirurgjinë në përmasat botërore dhe standardet evropian dhe të krejt botës”, u shpreh Latifi.

Kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës, Rifat Latifi derisa ka shpalosur një pjesë të programit tha se Kongreset e tilla ndihmojnë në shkëmbim të përvojave.

Latifi: Kongresi ndihmon në shkëmbim të përvojave

“Një është shkëmbimi i përvojave natyrisht, dy është ne me mësua nga instruktorët më të mirë të botës. Ne sot folëm për aspektin global të kirurgjisë nga profesor Russell Andreës. Ne dëgjuam se si në realitet funksionin Kolegji i Kirurgëve Amerikan në bazë të cilit jemi ndërtuar. Biseduam për kualitetin e shërbimeve për të sëmurët nga profesor, Thomas Diflo...e trajtuar edhe një çështje shumë të rëndësishme lidershipin e gruan si shkencëtare, si nanë edhe si partnere edhe atë pabarazinë gjinore. I gjithë programi i kolegjit dy ditor është i përgatitur në këtë mënyrë, e marrim temën e kemi ekspertin që analizon më së miri dhe pastaj tema tjera shkencore”, theksoi kryesuesi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës.

Latifi u shpreh se si Kolegj i Kirurgëve të Kosovës synim kryesor ka që kirurgjinë kosovare ta bëjnë pjesë të asaj botërore.

E si ministër i Shëndetësisë ai thotë se duhet fillimisht të ndërtohen kapacitet mjekësore, kështu ne kemi me i dërgua 100 mjekë, kirurgë dhe të tjerë jashtë vendit për shkollim dhe edukim.

Latifi: Kolegji i Kirurgëve synon kirurgjinë kosovare ta bashkoj me atë botërore

“Krijimi i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës e ka pas qëllimin më kryesor një me u bë pjesë e kirurgjisë botërore dhe me i bashkua të gjithë kirurgët edhe këta në Kosovë edhe në Shqipëri dhe të gjitha tokat shqiptare me ata që jetojnë jashtë vendit. Kjo është një formë e kthimit të trurit ne kemi shumë mjekë, shumë kirurgë që janë pjesëmarrës që jetojnë jashtë bota jonë që jetojnë jashtë nga diaspora që po e kthejnë trurin e vetë në një mënyrë apo tjetër....ne kemi mangësi në fusha të ndryshme kjo është ajo strategjia jonë që po e flas sot 10 muaj ministër i Shëndetësisë së Kosovës se një ne duhet e i ndërtua kapacitetet, për t’i ndërtuar kapacitetet ne kemi me i dërgua 100 mjekë, kirurgë dhe të tjerë jashtë vendit për shkollim dhe edukim”, u shpreh ai.

Kongresi i dytë i Klinik mbrëmë ka mbajtur ceremoninë e hapjes ku kishte një pjesëmarrje të madhe të personaliteteve të njohura, mjekë-kirurgë të njohur vendor e ndërkombëtar.

Gjatë ceremonisë hapëse u ndanë edhe çmime për ata që kontribuan shumë në kirurgjinë kosovare. Për arritje jetësore “Sami Haxhibeqiri” për doktor, Emine Gashi, Mentor Petrela, Philip Caushaj dhe Isa Salihu.

Kongresi i parë Klinik i Kolegjit të Kirurgëve të Kosovës për herë të parë është mbajtur vitin e kaluar, ku u shpalosën përvojat e kirurgëve ndërkombëtar e vendor në fushën e kirurgjisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat