​Mehaj-Nissinen diskutojnë mbi shkëmbimin e përvojave ushtarake Kosovë-Finlandë

Lajme

​Mehaj-Nissinen diskutojnë mbi shkëmbimin e përvojave ushtarake Kosovë-Finlandë

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 20:53
Foto nga vendngjarja

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka pritur sot në takim ambasadorin e Finlandës në Prishtinë, Matti Nissinen me të cilin ka biseduar mbi bashkëpunimin dhe shkëmbimin e përvojave ndërmjet dy vendeve mike.

Në një postim më Facebook, ministri Mehaj ka thënë se bashkëpunimi bilateral në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes përbën interes për të dyja shtetet.

“Shkëmbimi i përvojave ndërmjet ushtrive ndikon në avancimin e përgjithshëm ushtarak, që është në frymë të misionit tonë të përbashkët, sigurimit të stabilitetit në vend, rajon dhe më gjerë”, ka thënë ai.

Nisma për t'u bërë pjesë e NATO-s dhe angazhimi në misionet tjera paqeruajtëse, përfshirë KFOR-in si mbështetje e vazhdueshme për Kosovën, janë çështje të cilat e bëjnë Finlandën një partner të rëndësishëm për Kosovën dhe Ministrin e Mbrojtjes në veçanti, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat