Borrell fton rajonin në New York, detaje nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor

Lajme

Borrell fton rajonin në New York, detaje nga takimi me liderët e Ballkanit Perëndimor

Më: 19 shtator 2022 Në ora: 21:15
Josep Borrell

Liderët e Ballkanit Përendimor pritet të takohen nesër në New York me Shefin e Diplomacisë Europiane, Josep Borrell.

Ky takim vjen në kuadër të veprimeve të koordinuara nga SHBA dhe BE-ja për të zgjidhur problemet që kanë mbetur në Ballkanin Perëndimor kryesisht për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi si dhe konfliktin e ndezur në Bosnjë Hercegovinë. 

Në një njoftim të Brukselit thuhet se është kthyer në një traditë ky takim  në këtë javë të shtatorit kur në New York zhvillohet seanca vjetore e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Situata globale e ndikuar kryesisht nga lufta në ukrainë po ashtu është ndër çështjet që do të diskutohet.

Shqipërinë e përfaqëson kryeministri Rama ndërsa Kosovën në javën e takimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në Neë York do ta përfaqësojë presidentja, Vjosa Osmani.

Në fillim të tetorit në Pragë do të zhvillohet një tjetër takim me fokus Ballkanin Perendimor.

Po ashtu në muajt në vijim do të zhvillohet edhe një takim trans-atlantik në nivel të ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, të cilin takim do ta organizojë Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken. Ky takim do të zhvillohet më 20 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat