Vuçiq konfuz, fillimisht nuk e pranon ekzistencën e letrës për marrëveshje me Kosovën, por pastaj..

Lajme

Vuçiq konfuz, fillimisht nuk e pranon ekzistencën e letrës për marrëveshje me Kosovën, por pastaj..

Nga: F.B. Më: 23 shtator 2022 Në ora: 09:13
Aleksander Vuçiq

Kanë vazhduar reagimet lidhur me publikimin e letrës kinse zgjidhje e problemit me Kosovën propozuar nga këshilltarët e kancelarit Scholz edhe presidentit Macron.

Kështu në “Novosti” u publikua reagimi i fundit nga presidenti i Serbisë, ku ai fillimisht e quan letër që nuk ekziston, pastaj letër që nuk e ka pranuar nga frika mos t’i mbetet faji për rrjedhjen e saj në opinion, që është deklaratë konfuze.

Në të vërtetë media në shkrimin me titullin “Vuçiq rreth zgjidhjes perëndimore për Kosovën” publikoi deklaratën e tij: “A mendojnë ata se jam i marrë, se kam lexuar letrën jo ekzistuese”, transmeton “Bota Sot”.

Gazeta shkruan se presidenti i Serbisë ka folur krahas takimeve edhe qëndrimeve tjera edhe për “letrën”, të cilën nuk ka dashur ta pranoj nga përfaqësuesit dhe emisarët gjermanë edhe francezë.

Me rastin e publikimit të atij dokumenti, ku propozohet zgjidhja perëndimore për çështjen e Kosovës, e cila erdhi nga biseduesit gjermanë edhe francezë dhe të cilën Brukseli zyrtar e ka mohuar, reagimet janë të shumta dhe të vazhdueshme.

Vetë presidenti i Serbisë Vuçiq ka deklaruar se “A jam unë i marrë? Kam lexuar letrën që nuk ekziston. Nuk kam dashur të pranoj letrën, sepse nëse ajo do të paraqitej në publik përkatësisht në opinion, ata do të më thoshin se unë jam fajtor. E kështu atë nuk mund ta bëjnë” ka deklaruar ai shkruan “Novosti”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat