Gazetari shqiptar nga Beogradi: Rusët e ardhur në Serbi po ikin nga përfshirja në luftë

Lajme

Gazetari shqiptar nga Beogradi: Rusët e ardhur në Serbi po ikin nga përfshirja në luftë

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 19:40
Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi

Idro Seferi, korrespodenti nga Beogradi, thotë se që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë rreth 50 mijë rusë kanë ardhur në Serbi.

Seferi, në Info Magazine, tha se shumica prej tyre janë nën moshën 35-vjeçare dhe po ikin nga Rusia, për të mos u përfshirë në luftën me Ukrainën.

“Gjatë këtyre ditëve, por edhe gjatë këtyre muajve, kam takuar njerëz që kanë pasur pozita në ushtrinë ruse, të cilët e kanë braktisur Rusinë, në mënyrë që të marrin pjesë në këtë luftë dhe kjo vërehet nga numri i njerëzve që vijnë, të cilët janë të moshës nën 35 vjeç. Shumica prej tyre janë të rinj dhe mund të kenë qenë aktivistë dhe nuk pajtohen me mënyrën se si jetohet në Rusi,” tha Seferi.

Seferi, mes tjerash, tha se që nga thirrja e Putinit për mobilizim, të gjitha biletat e fluturimit nga Rusia për në Serbi janë shitur dhe rezervuar deri më 20 tetor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat