Nuk është Rambo, por Agim Ala: La jetën luksoze në Gjermani, për t'u bashkuar në luftë

Lajme

Nuk është Rambo, por Agim Ala: La jetën luksoze në Gjermani, për t'u bashkuar në luftë

Më: 25 shtator 2022 Në ora: 19:32
Agim Ala

Thuajse çdo ditë flitet për heroizma të ushtarëve të UÇK-së, por pak zë vend emri i Agim Alës nga Mitrovica.

Djaloshi i rritur në Tavnik kishte emigruar në Gjermani prej vitesh, dhe ishte akomoduar në një jetë të mirë atje.

Ai vendos të lë gjithçka dhe të niset për luftë në Kosovë. Ai shquhej për trimëri të madhe, por edhe modesti.

E kjo e fundit po konsiderohet arsyeja përse emri i tij përmendet rrallë kur flitet për heroizma. Një bashkëvendas i tij ka kujtuar një fotografi të Agimit nga lufta, ku shihet i përgatitur mirë.

"Jo nuk është Rambo i Vietnamit, është Agim Ala nga Tavniku! Agim Ala ishte duke jetuar jetë komode në Gjermani, por nuk bëhet rahate i biri kur djeget flakë atdheu i tij. Pa hezitim kthehet dhe i bashkangjitet Betejes së lavdishme të Koshares, emri i tij sot nuk përmendet e komentohet sepse Agimi eshte burre modest dhe jo i ekspozuar. Për nivelin e heroizmit te tij po flet edhe fotografia e postuar, nuk eshe film i Holliwoodit eshte realitet i ushtarit të UÇK-së në Koshare", shkruan vendasi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat