Reagon Petkoviq pas iu ndalua hyrja në Kosovë: Nuk do të heq dorë nga vizitat, Kurti nuk dëshiron paqe

Lajme

Reagon Petkoviq pas iu ndalua hyrja në Kosovë: Nuk do të heq dorë nga vizitat, Kurti nuk dëshiron paqe

Më: 27 shtator 2022 Në ora: 13:23
Petar Petkoviq

Shefi i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq ka fajësuar autoritetet e Republikës së Kosovës, pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë.

Petkoviq ka thënë se nuk do të heqë dorë nga vizitat në territorin e Kosovës.

Sipas tij, me këtë ndalim, Prishtina në mënyrë të drejtpërdrejtë ka shkelur marrëveshjen për vizita zyrtare.

“E kam njoftuar vizitën time në kohë dhe në përputhje me të gjitha procedurat. Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron normalizimin e marrëdhënieve kur mua, si negociator kryesor nga ana e Beogradit, nuk më lejohet të hyj në Kosovë. Është e qartë se Prishtina nuk dëshiron të vazhdojë marrëveshjen për vizita zyrtare”, ka thënë Petkoviq për Novostin serb.

Me aktin e sotëm, Kurti tregon se nuk dëshiron paqe. Ndryshe nga presidenti Vuçiq, Kurti thotë se Beogradi do të sulmojë Kosovën dhe do të kërcënojë rajonin. Kjo nuk do të ndodhë, Kurti është ai që do të ndezë barutin këtu në Ballkanin Perëndimor. Ne kurrë nuk do të heqim dorë nga populli ynë në Kosovë”, shtoi tutje Petkoviqi.

Kujtojmë se për vizitë në veri, javë më parë ishte edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat