Fondacionit “Fridrih Ebert Shtifung” dhe Institutit evropian për paqe iu besua detyra e draftit të asociacionit të komunave serbe

Lajme

Fondacionit “Fridrih Ebert Shtifung” dhe Institutit evropian për paqe iu besua detyra e draftit të asociacionit të komunave serbe

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 10:40
Foto ilustrim

Gazeta “Nova.rs” transmeton artikullin me titull “Lajçak dhe gjermanët shkruajnë statutin e asociacionit të komunave serbe, bazuar edhe në vërejtjet e shoqërisë civile serbe edhe shqiptare, që kishin zhvilluar një takim të përbashkët ditë më parë, transmeton “Bota Sot”.

Fondacioni “Fridrih Ebert Shtifung” dhe Institutit Evropian për paqe iu besua detyra e draftit të asociacionit të komunave serbe, në të cilin këto organizata kanë punuar tash e disa muaj.

Ndërsa versioni i rishikuar me futjen edhe të vërejtjeve E propozimeve të organizatave joqeveritare serbe edhe shqiptare nga Kosova, do duhet të përfundojë në tavolinën e të dërguarit special të BE=së për dialogun mes Prishtinës edhe Beogradit Miroslav Lajçak, shkruajnë mediet serbe.

Sipas këtij publikimi që thirret në burime nga qarqe diplomatike të martën me këtë qëllim në Beograd në lokalet e „Aeroklubit“, u mbajt tubimi në të cilin morën pjesë përfaqësues të OJQ-ve serbe edhe shqiptare nga Kosova, misioni ndërkombëtar Kosova dhe diplomatë gjermanë, shkruan gazeta.

“Dokumenti nuk është ka qëllim publikimin, por pas shqyrtimit dhe vërejtjeve që mund të shprehen do të bëhet pjesë e procesit bisedues, përkatësisht do të bisedohet me qeverinë e Kosovës dhe qeverinë serbe dhe tek pastaj mund të ndahet edhe me palën e tretë, por nuk është thënë cila është ajo”.

Por, mund të parashihet se kjo palë do të jetë Gjermania, e cila përmes “Fondacionit Ebert Shtifung” ishte direkt e kyçur në këtë proces e edhe në tubimin e mbajtur është thënë se Berlini zyrtar është i hapur për sugjerime, njoftohet në medie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat