Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me portretin e Nënë Terezës

Lajme

Vatikani nxjerr monedhën e veçantë me portretin e Nënë Terezës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:55
Monedha

Para pak ditësh, ishte 6-vjetori i Shenjtërimit të Nënë Terezës, Vatikani ka zgjedhur që ta kujtojë shenjtoren shqiptare me një monedhë të veçantë. 

Selia e Shenjtë do të nxjerrë monedhën me vlerë 2 euro, që mban portretin e Nënë Terezës, e realizuar nga artistja Orietta Rossi.

Në anën e pasme është Nënë Tereza duke mbajtur në krahë një fëmijë indian.

Ky imazh pasqyron gjithë dashurinë dhe përkushtimin që Nënë Tereza ofroi për të lehtësuar vuajtjet e “më të varfërve të të varfërve”.

Image
Monedha
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat