Gorani pyet: Hajnat, a kanë ndërmend me i shti n’burg? – Ramabaja: Prit edhe pak

Lajme

Gorani pyet: Hajnat, a kanë ndërmend me i shti n’burg? – Ramabaja: Prit edhe pak

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 23:25
Dukagjin Gorani dhe Sadri Ramabaja

Profesori Dukagjin Gorani ka kujtuar një nga premtimet e Qeverisë Kurti kur thonin se: “Hajnat do t’i ngrehim zhag, e kemi me i shti në burg”.

Gorani pyet se kur e kanë ndërmend që t’i fusin në burg hajnat, e për këtë mori përgjigje nga profesori Sadri Ramabaja.

“Prit edhe pak. Ke durim”, i thotë Ramabaja.

“Unë mendoj që një ndër premtimet të cilat kanë shkaktu mas shumti popullaritet ka qenë qikjo fjali : Hajnat kemi me I ngre zhag e kemi me I shti në burg. Qe 1 vit e gjys hala nuk pash 1 hajn, sidomos prej hajnave të mëdhenj, që e shtinën në burg”, tha Gorani.

Tutje, Gorani thotë se kjo qeveri ose duhet tani që të fillojë e t’I fus në burgje hajnat.

“Pushtetin e keni, ata që janë kundër justifikimit, e kundër konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme, mos i vetni hiq, nisja konfiskojeni prej të hanes. Hajnat në burg prej të hënës. Mendoj që jemi në një situatë ose duhet t’I shtini hajnat në burg, ose me mshel gojën. Nuk mundeni gjithë ditën e gatë me shah njerëz e asnjë hajnë mos me pa në burg”, tha Gorani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat