​Kryeministri Kurti pret në takim Infantinon, kjo është dhurata speciale që kishte për të parin e FIFA-së

Lajme

​Kryeministri Kurti pret në takim Infantinon, kjo është dhurata speciale që kishte për të parin e FIFA-së

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 12:29
Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i cili po qëndron për herë të parë për vizitë në Kosovë.

Në takim, i pari i qeverisë i ka bërë dhuratë librin “Portrete të Skënderbeut gjatë shekujve” të autorit Luan Tashi.

Edhe në takimin me kreun e ekzekutivit, i pari i futbollit botëror, ka qenë i shoqëruar nga presidenti Agim Ademi, presidenti i FSHF-së, Armand Duka, presidenti i FFM-së, Muamet Sejdini, si dhe delegacioni i FIFA-s, Mattias Grafstrom, zv/sekretar i përgjithshëm, Alasdair Bell, zv.sekretari i përgjithshëm i administratës, Youri Djorkaeff, këshilltar i lartë i futbollit dhe Federico Raviglione, menaxher i zyrës së presidentit.

Infantino është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani, ndërsa në ora 15:00 do të flas në një konferencë për media.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat