Insiston Ramiz Lladrovci: Ademi, Korrotica e Drenasi po ju pret për stadiumin nacional

Lajme

Insiston Ramiz Lladrovci: Ademi, Korrotica e Drenasi po ju pret për stadiumin nacional

Më: 30 shtator 2022 Në ora: 23:28
Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se ndërtimi i stadiumit nacional, nuk është çështje e vogël, duke këmbëngulur se ai duhet të ndërtohet në komunën të cilën ai e udhëheq.

Tutje, Lladrovci tha se stadiumi nacional do të ishte portë triumfale për Kombëtaren e Kosovës, që sipas tij, është krenaria e vendit.

“Stadiumi nacional do të ishte motiv shtesë për fitoret e reja të shqiponjave tona”, është shprehur Lladrovci.

Më tej, ai i bëri thirrje kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, se Korrotica dhe Drenasi po ju pret për stadiumin nacional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat