Vuçiq takohet me Scholz e Macron, rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë temë kryesore

Lajme

Vuçiq takohet me Scholz e Macron, rruga evropiane e Kosovës dhe Serbisë temë kryesore

Më: 6 tetor 2022 Në ora: 20:42
Olaf Scholz, Macron dhe Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka realizuar një takim trepalësh me kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, si dhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron në kornizën e samitit të Komunitetit Politik Evropian.

Siç raporton Danas, Vuçiq ka deklaruar se temë kryesore e takimit ishte përspektiva evropiane e Kosovës dhe Serbisë. Ai një gjë të tillë e ka thënë në ‘Instagram’-in e tii.

Ai ka thënë se beson që i ka përfaqësuar denjësisht interesat e Serbisë.

Takim trilateral me Scholz e me Macron pati edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila falënderoi Francën e Gjermaninë për angazhim për liberalizim vizave.

Siç njofton Presidenca, për çështjen e temës së dialogut me Serbinë, Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë pala konstruktive.

“Presidentja Osmani potencoi nevojën e avancimit të raporteve ndërmjet shteteve dhe popujve tanë si dhe forcimin e bashkëpunimit në politikën e jashtme, ndaj ka kërkuar që mbështetja për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe strukturat euroatlantike të vazhdojë”, u tha ndër të tjera në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat