Dita nis e kthjellët me temperatura në rritje, si parashikohet të jetë moti për sot

Lajme

Dita nis e kthjellët me temperatura në rritje, si parashikohet të jetë moti për sot

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 07:17
Foto ilustrim

Rajoni dhe Europa
Moti – E premte, 7 tetor 2022
—————————————————————-
MBETET nën mbizotërimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut Europa Veriore. Gjithashtu me vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje
shiu do të jetë edhe Lindja e kontinentit. Ndërsa pjesa tjetër e Europës parashikohet të jenë të dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, KU
më të dukshme kthjellimet do të jenë në Brigjet e Egjeut.

Kosova
Moti – E premte, 7 Tetor 2022
—————————————————————
Prej disa ditës Kosova ndodhen nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, të cilat gjatë paradites do të sjellin në pjesën më të madhe të territorit dominim
të motit të kthjellët. Ndërsa orët vijuese pritet të sjellin kalime të pakta dhe të përkohëshme vranësirash në vend.


Maqedonia e Veriut
Moti – E premte, 7 Tetor 2022
—————————————————————
Zhvillimi i një të presionit të lartë atmosferik mbi Ballkan do të diktoj kushtet e motit në territorin e MV, KU pjesa më e madhe e vendit do të jetë në dominimin
e kthjellimeve përgjatë gjithë 24_orëshit. Ndërsa pjesërisht në zonat Perëndimore do të kete kalime të lehta vranësirash pas mesdite.


Shqipëria
Moti – E premte, 7 tetor 2022
—————————————————————-
Sipas MeteoAlb: Vendi ynë gjatë orëve të para të ditës parashikohet të MBETET në mbizotërimin e kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit. POR orët vijuese do të sjellin kalime vranësirash përgjatë shtrirjes Lindore dhe në zonat Qëndrore të Shqipëris, KU më të fokusuara vranësirat do të jenë në
zonat malore. Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 28°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat