Vuçiq reagon pasi u pa i “trishtuar si jetim” në Pragë, thotë se “s’ka ngrënë as drekë”

Lajme

Vuçiq reagon pasi u pa i “trishtuar si jetim” në Pragë, thotë se “s’ka ngrënë as drekë”

Më: 7 tetor 2022 Në ora: 15:52
Aleksandar Vuçiq në Pragë

Mungonte vetëm zhurma e violinave të trishta në sfond. Kështu raportojnë pak media serbe që ende nuk janë ta kapura nga regjimi serb, pasi që Aleksandar Vuçiq dje në Pragë mbeti krejtësisht i vetmuar.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar sot për pjesëmarrjen e tij në samitin e djeshëm në Pragë, duke thënë se ata që e quajnë jetim janë të dhimbshëm.

“Kur largohesh nga vendi yt në orën 7 të mëngjesit dhe kthehesh në mesnatë dhe nuk hani drekë apo diçka të tillë, por punoni gjithë kohën dhe luftoni për interesat e vendit tuaj, atëherë ju thonë se jeni i trishtuar si një jetim dhe që askush nuk iu donë, dhe ju e keni nderin të flisni në darkë dhe të jeni një nga 10 folësit. Isha ulur pranë bartësit të idesë së komunitetit politik evropian, që është Emmanuel Macron, presidenti francez. Në njërën anë të tij qëndron kryeministri i Ukrainës për arsye të qarta dhe në anën tjetër presidenti i Serbisë. Dhe keni diçka për të thënë për të gjitha këto? Ata që i thonë këto janë për të ardhur keq”, tha Vuçiq.

Presidenti i Serbisë tha se KE ka marrë vendim për përjashtimin e Serbisë nga pakoja e re e sanksioneve të BE-së.

“Më pas, me propozimin e Kroacisë, me mbështetjen e dy anëtarëve, e kuptuan se nuk kishin konsensus për atë çështje dhe e hoqën atë. Vetëm që askush këtu të mos pretendojë të jetë i pakualifikuar, por të dijë se si dukej në të vërtetë. Prandaj nesër do të dëgjoni vendime të rëndësishme dhe afatgjata për këtë çështje”, ka theksuar Vuçiq.

Kujtojmë se kreu i shtetit serb mbërriti dje në Pragë për të, siç njoftuan mediat pro-regjimit, “të ua thotë të vërtetën në fytyrë” liderëve evropianë. Kryeministrja serbe Ana Bërnabiq kishte thënë se Vuçiq do të jetë “i vetëm kundër të gjithëve” dhe se do të demonstrojë “të gjithë forcën e argumenteve të tij” në samitin e komunitetit politik evropian.

Demonstrimi i argumenteve, duke gjykuar nga videot nga Praga, nuk shkoi ashtu siç priste presidenti serb. Edhe pse ai pretendon se është mysafir i mirëpritur dhe mik i liderëve botërorë, ata padyshim nuk kanë dashur të rrinë me të, ndaj Vuçiq e kalonte kohën e lirë vetëm, në pushimet mes takimeve të rëndësishme.

Shikoni skenën e trishtuar nga samiti në Pragë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat