Reagojnë analistët serbë pas propozimit gjermano-francez

Lajme

Reagojnë analistët serbë pas propozimit gjermano-francez

Nga: F. B. Më: 10 tetor 2022 Në ora: 09:17
Ilustrim

Një ditë pas deklaratës së Aleksandër Vuçiqit rreth propozimit të Gjermanisë dhe Francës për Kosovën, që nënkupton një gjë të papranueshme – anëtarësimin e Kosovës në OKB, deklarata e kryeministrit Kurti flet për marrëveshjen që ndodhet në tavolinë, ku në qendër të saj është njohja e ndërsjellë, analistët serb thonë se për Serbinë oferta e vetme e pranueshme mbetet dialogu shkruan “RTS” transmeton “Bota Sot”.

Sipas “RTS” , Kurti ka thënë se në gusht në Bruksel u fol për kuadrin e marrëveshjes së përgjithshme, ku thelbi i saj është njohja e ndërsjellë, që beson të arrihet në muajt e ardhshëm. Më shumë se kaq jehonë ka bërë edhe deklarata tjetër në Seminarin e Kuvendit parlamentar të NATO-së që u mbajt në Prishtinë se “Serbia preferon territorin e tjerëve, pa tjerët në atë territor. Nuk kemi të bëjmë me stilin jetësor, kulturor a fetar por me ide dominuese ekspansioniste në rajon, natyrisht këtë e bënë duke llogaritur në ndihmën e Rusisë”, ka thënë Kurti.

Në këtë ka reaguar drejtori i zyrës së ashtuquajtur për Kosovë, Petkoviç, që komentoi se Kurti me gjasë flet kështu duke u nis nga vetja që do Kosovën të pastruar nga serbët.

“Kur Kurti flet për diçka të tillë, se Beogradi dëshiron territor pa tjerët, niset nga vetja dhe spastrimi etnik i serbëve dhe do që viktimën ta barazoj me xhelatin”, ka thënë ai.

Njohës të rrethanave kanë thënë se deklarata e Kurtit vjen një ditë pas asaj të Vuçiq, ku thelbi i ofertës nga Gjermania edhe Franca është lejimi i Serbisë që Kosova të bëhet pjesë e institucioneve ndërkombëtare si ndërrim me hyrjen e shpejtë në BE, që është lëshim shumë i madh.

Slobodan Zeçeviç nga Instituti për studime evropiane thotë se ka shumë parakushte pët kompromis në atë kuptim.

“Përsëris, nëse Serbia bënë lëshime aq të mëdha, atëherë është e nevojshme që Serbia të ketë lëvizje të prekshme konkrete në statusin brenda BE-së dhe në gadishullin e Ballkanit”, tha ai.

Ish diplomati Zoran Milivojeviç vlerëson se kjo është absolutisht e papranueshme dhe të gjitha versionet që nga Serbia kërkojnë pranimin e pavarësisë së Kosovës dhe qasjen në OKB janë të papranueshme.

"Ofertat me para, mendoj se nuk kanë kuptim dhe thjesht nuk janë etike, Kosova nuk është lëndë e tregtisë me pata – nuk është mall që duhet blihet a shitet dhe kështu nga kjo pozitë nuk mund as të bisedohet”, tha Milivojeviç.

“Oferta e vetme e ptanuehsme sipas analistëve mbetet dialogu dhe vazhdimi i kërkimit të zgjidhjes me mjete politike dhe parime të kompromisit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat