Rama pas fjalimit në KiE: Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi

Lajme

Rama pas fjalimit në KiE: Fakti që pati kaq debat tregon që mesazhi shkoi në thellësi

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 23:04
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë një komunikim me mediat shqiptare, pas fjalës drejtuar Asamblesë së Këshillit të Evropës.

Ai ka thënë se fakti që fjalimi i tij ka ngjallur debat në sallë, tregon se mesazhi ka shkuar në thellësi.

“Natyrisht, mirëkuptoj gjithë reagimin sepse është normale që të ndihen të shokuar dhe është po aq normale që si fillim të më fajësojnë mua se përse shokohen dhe jo arsyen që më solli mua këtu dhe historinë që është vërtetë shokuese”.

“Jam i bindur që kur të hyjnë më thellë do ta shikojnë që gjëja është edhe më e rënde seç e thashë unë”.

“Është normale që të kenë rezerva sepse siç e dëgjuat fare mirë në nja dy momente në nuancat e fjalës së disave, u ndjenë të fyer në punën e tyre, por unë nuk erdha këtu as t’i fyej, as të vë në dyshim qëllimin e mirë, por me një qëllim të mirë është bërë një vepër shumë e shëmtuar dhe është bërë një gabim shumë tragjik”.

“Unë jam i bindur që çdo gjë do shkojë në vendin e duhur sepse e vërteta shkon gjithmonë në vendin e duhur, sepse e vërteta e Kosovës nuk mbulohet dot me asnjë lloj hipokrizie dhe nga asnjë lloj sedër prekjeje të askujt, askund”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat