“Ka ngjashmëri me Enver Hoxhën”/ Analisti shqiptar flet për fjalimin e Ramës në KiE dhe paralajmëron rikthimin e Hashim Thaçit

Lajme

“Ka ngjashmëri me Enver Hoxhën”/ Analisti shqiptar flet për fjalimin e Ramës në KiE dhe paralajmëron rikthimin e Hashim Thaçit

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 15:28
Artur Zheji dhe Edi Rama

Gazetari dhe analisti Artur Zheji është shprehur se kryeministri Edi Rama ka një ngjashmëri me diktatorin Enver Hoxha.

Komentet Zheji i bëri teksa fliste për News 24 lidhur me fjalimin e mbajtur nga Rama në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës.

Sipas Zhejit fjalimi i Ramës ka krijuar pëlqyeshmëri tek njerëzit dhe ka qenë i mirëpritur edhe mes shqiptarëve të Kosovës.

Ai shton se shefi i ekzekutivit e ka nisur tashmë fushatën elektorale dhe gjithçka që ai po bën këto kohë është në shërbim të zgjedhjeve lokale të vitit të ardhshëm.

"Është këshilluar mirë për të spostuar qendrën e vëmendjes me fjalimin e tij. Unë nuk mendoj ndryshe nga një pjesë e analistëve të tjerë që e kanë analizuar këtë gjë. Ka një imput në kancelaritë perëndimore dhe për ta rikthyer në institucionet më të larta shtetërore. Në përgjithësi spektri politik i Kosovës ka një mangësi pa Thaçin e Veselin. Rama ka 30 vite në politikë dhe e paska pasur ëndërr gjithë jetën të jetë protagonist i linjës së parë. Ai shpreh kënaqësinë që arriti qëllimin e tij. Ai e çau kornziën duke tërhequr vëmendjen me atë që tha. Është edhe pikësynim tjetër i tij, ai është futur në fushatë me këtë dalje. Në Shqipëri ka një numër shqiptarësh nga Kosova që jetojnë. Nëse kjo fjalë është projektuar të ketë efekt pozitiv në Kosovë, dhe në zonën e lidhur me Thaçin ka pasur, ku edhe Haradinaj foli mirë për këtë prononcim të Ramës. Kjo mbështetje nga Kosova i kthehet edhe si vota dhe pëlqyeshmëri në vend. Ai ka goditur sindromën e vendeve të vogla në Strasburg. Në historinë tonë kemi dashur të jemi të rëndësishëm dhe pse jemi vend i vogël, ka një remineshencë nga Enver Hoxha. Kjo ngjashmëri bën efekt akoma dhe i shkon në favor Ramës pasi afekton krahun e majtë të vendit që ka ende nostalgji për Enver Hoxhën. Ndërsa akuzohet si socialist i oligarkëve dhe jo i popullit, pas këtij fjalimi krijojnë diçka pozitive për zgjedhjet”, deklaroi Zheji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat