Krasniqi observon shoferët në Prishtinë: Nga sjellja dhe nga mentaliteti dukeshin të kohës së cubnisë

Lajme

Krasniqi observon shoferët në Prishtinë: Nga sjellja dhe nga mentaliteti dukeshin të kohës së cubnisë

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 14:20
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka treguar për gjendjen e shoferëve që i ka obesrvuar gjatë rrugës për në lagjen Bregu i Diellit.

Krasniqi ka thënë se shumica nga ta ishin “me telefonë celularë në vesh a në dorë, shumë edhe me cigare në gojë a në dorë, pashë edhe ndonjë që po hante si i babëzitur”.

Pas këtyre pamjeve, Krasniqi ka ardhë në përfundim se shoferët që ka parë nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Ai thotë edhe pse nga veshjet dukeshin si të kësaj kohe “nga sjellja dhe nga mentaliteti që e prodhon atë sjellje, dukeshin të kohës së cubnisë”.

Shkrimi i plotë i tij:

Po i observoja dje pasdite shoferët, nga semaforët kryesorë e deri te udhëkryqi në Bregun e Diellit. Ishin shumë, djem, burra të moshuar, gra të reja, gra të moshura, nga të gjitha moshat +18. Shumica ishin me telefonë celularë në vesh a në dorë, shumë edhe me cigare në gojë a në dorë, pashë edhe ndonjë që po hante si i babëzitur.

Nga ajo që kuptova, timoni ishte më pak i rëndësishëm për ta në ato çaste vozitjeje se sa celulari, cigarja, sendviqi. Përfundimi im është: ata nuk kishin respekt për rregullat e komunikacionit, fjala vjen, për distancën. Nuk kishin respekt për pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion. Nuk kishin respekt për ambientin (shumica e shkundnin cigaren për dritaren e hapur të veturës!) Të tillët, natyrisht që nuk kanë aspak respekt për shtetin. Ndonëse nuk e dinë, të tillët nuk kanë respekt as për për veten.

Ndonëse nga veshjet dukeshin të kësaj kohe, ata/ato nga sjellja dhe nga mentaliteti që e prodhon atë sjellje, dukeshin të kohës së cubnisë. P.S. Policia e komunikacionit bën mirë që nuk përzihet në punët e veta, as me edukim as me dënime. Faktikisht kjo cubni në komunikacion është edhe “meritë” e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat