Hapet aplikimi për 100 euro për studentët

Lajme

Hapet aplikimi për 100 euro për studentët

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 11:18
Foto ilustrim

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar se nga sot hapet aplikimi për studentë për mbështetje me nga 100 euro.

Aplikimi do të bëhet përmes platformës eKosova.

Sot në eKosova është hapur aplikimi për studentë, për të përfituar nga mbështetja e njëhershme me 100 euro. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë studentët aktivë që studiojnë në programet e akredituara në Republikën e Kosovës”.

“Aplikimi do të jetë i hapur deri më 6 nëntor, në platformën eKosova, ngjashëm sikurse herën e kaluar për studentët shtetas dhe joshtetas që studiojnë në Kosovë. Pas mbylljes së aplikimit, listat do të verifikohen me institucionet arsimore të akredituara dhe listat e konfirmuara do të procesohen për pagesë”, njoftoi Murati, ku publikoi edhe linkun për aplikim.

Formulari i aplikimit për studentët shtetas të Republikës

Formulari i aplikimit për studentët joshtetas 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat