Petkoviç i ankohet edhe Escobarit: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

Lajme

Petkoviç i ankohet edhe Escobarit: Nuk më lanë të hyjë në Kosovë

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:13
Petar Petkoviç dhe Gabriel Escobar

Zv/ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Gabriel Escsbar, u takua edhe me kryenegociatorin e palës sebre, Petar Petkoviç.

Petkoviç emisarit amerikan i ka thënë se negociatat Kosovë-Serbi duhet të vazhdojnë duke insistuar në themelimin e Asociacioni të Komunave me shumicë serbe.

Temë e diskutimit, ishte edhe tema e riregjistrimit të targave, çështja e Udhërrëfyesit për Energjinë dhe marrëveshjet tjera të dialogut të Brukselit.

Petkoviç i është ankuar për dënimin e ish-ministrit serb në Kosovë, Ivan Todosijeviç, me 1 vit burg, i cili e mohoi masakrën e Reçakut, si dhe dënimin e 20 vjeçarit Nikola Nedjelkoviç i cili në Gazimestan bërtiti “vrite shqiptarin”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat