E tmerrshme/ Ky është 39-vjeçari nga Istogu që dyshohet se e dhunoi mbesën e mitur

Lajme

E tmerrshme/ Ky është 39-vjeçari nga Istogu që dyshohet se e dhunoi mbesën e mitur

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 08:51
Ilustrim

U raportua sot për një rast të tmerrshëm që dyshohet se ka ndodhur vitin e kaluar në Vrellë të Istogut, ku një 39-vjeçar po dyshohet se ka dhunuar mbesën e tij të mitur.

Ky rast i rëndë u zbulua pas denoncimit të vajzës, e cila ka rrëfyer para hetuesve policorë çdo detaj të rastit, që e tronditi gjithë familjen e tyre.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është Istref Mavraj, i moshës 39-vjeçare, i cili po dyshohet se e ka dhunuar në shtator të vitit 2021, mbesën e tij, vajzën e vëllait.

Ai po dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij, e cila vitin e kaluar i bie se ka qenë në moshën 14-vjeçare. 

Ndonëse ende nuk dihen detaje të sakta për rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e tij.

I njëjti është prangosur dhe shoqëruar në stacion policor, por për shkak të gjendjes shëndetësore nuk është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, por është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh, ku gjatë kësaj periudhe do të jetë nën përkujdesjen e Policisë teksa merr trajtim mjekësor në spital.

Sipas të njëjtave burime, tash për tash rasti është iniciuar nga Prokurori i Shtetit si “Dhunim”, ndërsa pritet që veprimet e tjera të merren brenda afatit ligjor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat