Komandanti i KFOR-it bisedoi me shefin e shtabit të Ushtrisë së Serbisë rreth situatës së sigurisë

Lajme

Komandanti i KFOR-it bisedoi me shefin e shtabit të Ushtrisë së Serbisë rreth situatës së sigurisë

Nga: F. B. Më: 25 tetor 2022 Në ora: 09:40
KFOR

KFOR-i mbetet i përkushtuar për krijimin e sigurisë së mjedisit dhe lirisë së lëvizjes për të gjitha bashkësitë nëm Kosovë, ka deklaruar komandanti i KFOR-it gjeneral-majori Angjelo Ristuça në bisedën që kishte me shefin e shtabit të Ushtrisë së Serbisë gjeneralin Milan Mojsiloviç, ka kumtuar misioni i NATO-së në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it sipas zyrës së informimit të KFOR-it ka zhvilluar kohë më parë një takim me Mojsiloviç.

Biseda mes Ristuça dhe Mojsiloviç ishte rreth situatës së sigurisë dhe vazhdimit të bashkëpunimit me qëllim të stabilitetit në rajon, thuhet në kumtesë.

Komandanti i KFOR-it Ristuça nënvizoi përkushtimin e fortë të KFOR-it në përmbushjen e mandatit të vetë, bazuar në rezolutën 1244 të KS të OKB-së nga 1999 – për të krijuar mjedis të sigurt dhe lëvizje të lirë për të gjitha bashkësitë në Kosovë.

Ai ka shtuar se KFOR vazhdon të krijoj kuadër të sigurt, që është i domosdoshëm për përparimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës me ndërmjetësimin e BE-së.

Në takim, është biseduar për stërvitjen rutinore që mbahet në Serbi me emërtimin “manovrat 2022” në organizim të ushtrisë së Serbisë.

Kjo stërvitje sivjet do të zgjas deri me 6 nëntor, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat