​Jashari-Kingji diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së e Ushtrisë së Shqipërisë

Lajme

​Jashari-Kingji diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet FSK-së e Ushtrisë së Shqipërisë

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 14:48
Foto nga takimi

Me nderimet më të larta ushtarake, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, në vizitë zyrtare ka ardhur shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë (FARSH), gjeneral brigade Arben Kingji, me delegacionin e lartë të FARSH-it, i cili u prit nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Me këtë rast, gjeneral Jashari shprehu mirënjohje të lartë për Forcat e Armatosura të Shqipërisë, për kontributin e veçantë në zhvillimin dhe avancimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së në fushën e arsimimit dhe stërvitjes.

Nga ana e tij, gjeneral Kingji ka shprehur gatishmërinë që bashkëpunimi bilateral mes dy forcave tona të thellohet edhe në fusha të tjera ushtarake, që ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve të reja për FSK-në.

Pas takimit në mes të gjeneral Jasharit dhe gjeneral Kingjit si dhe dy delegacioneve respektive, gjeneral Kingji u prit në takim të veçantë edhe nga Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Me këtë rast, ministri Mehaj i shprehu gjeneral Kingjit falënderimin dhe mirënjohjen e thellë për Republikën e Shqipërisë për mbështetjen vëllazërore të ofruar në të gjitha periudhat e ndërtimit, zhvillimit si dhe në të gjitha të arriturat e deritashme të vendit, sikur edhe të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

Mehaj i shprehu mirënjohjen e lartë për rolin dhe kontributin e madh të Republikës së Shqipërisë, si vend anëtar i NATO-s, në sigurinë e përgjithshme të rajonit dhe më gjerë me pjesëmarrjen në operacionet paqeruajtëse, e shumë të rëndësishme edhe pjesëmarrjen e fuqishme në kuadër të KFOR-it në vendin tonë.

Ndër të tjera, ministri Mehaj ritheksoi edhe rëndësinë shumë të madhe që ka mbështetja e Forcave të Republikës së Shqipërisë, duke pasur parasysh përvojën e madhe në procesin e integrimeve euroatlantike, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e operacionalitetit ushtarak në përgjithësi.

Në kuadër të vizitës, gjeneral Kingji gjithashtu ka vizituar edhe Shtabin e Përgjithshëm të FSK-së, ku është njoftuar me të arriturat e deritashme, sfidat dhe aktivitetet e planifikuara të FSK-së për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat