U sulmua para tre ditësh, policit serb në veri ia djegin edhe veturën

Lajme

U sulmua para tre ditësh, policit serb në veri ia djegin edhe veturën

Më: 26 tetor 2022 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Një automjet i markës Passat B5 me targa “KM” është djegur sot rreth orës 4:00 të mëngjesit në vendin e quajtur Kajkovo të komunës së Leposaviqit.

Burime të kp bëjnë të ditur se pronar i automjetit është rreshteri i Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, D. N..

Sipas këtyre burimeve, i njëjti është rrahur para tre ditësh nga persona të panjohur në restorantin “Boem” në Leposaviq.

Të njëjtat burime thanë se të dyshuarit për dhunimin e policit janë M. Ll., Ll. S., dhe M. S..

Deri tani nuk dihet motivi i rrahjes dhe djegies së automjetit.

Media ka provuar të kontaktojë me zëdhënësin e policisë në veri për të kuptuar më shumë, por ai nuk është përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat