Lista Serbe i reagon Kurtit: Gjoba e parë do të jetë shkak për një përgjigje të ashpër

Lajme

Lista Serbe i reagon Kurtit: Gjoba e parë do të jetë shkak për një përgjigje të ashpër

Më: 28 tetor 2022 Në ora: 20:16
Lista Serbe

Lista Serbe ka reaguar pas vendimit të ri për targat nga Qeveria e Kosovës.

Ata kanë thënë se në momentin që do të vendoset gjoba e parë për targat ndaj serbëve do të ketë përgjigje dhe rezistencë të ashpër.

Nga Lista Serbe thonë se “u përcjellim edhe një herë qytetarëve tanë mesazhin e qartë të presidentit Aleksandar Vuçiq se serbët në Kosovë dhe M. nuk janë vetëm dhe as shteti i Serbisë nuk do të lejojë persekutimin dhe dëbimin e popullit tonë”.

“Të gjithë ata që mendojnë se populli ynë do të vëzhgojë në heshtje heqjen e të drejtës tonë, d.m.th. heqjen e targave KM, lirinë e lëvizjes dhe rrezikimin e mbijetesës sonë, po mashtrohen rëndë”.

“Duke pasur parasysh planin e Albin Kurtit për të shqiptuar qortime dhe dënime të tjera ndaj serbëve që posedojnë targa legale dhe legjitime të lëshuara nga autoritetet e Republikës së Serbisë, në emër të popullit serb nga kjo zonë duam t’i themi atij qartë dhe pa mëdyshje se shqiptimi i masës së parë të gjobës do të jetë shkak për një përgjigje dhe rezistencë të ashpër nga populli serb, sepse jemi të vetëdijshëm për qëllimet e vërteta të pushtetarëve nga Prishtina”, thuhet tutje në reagimin e LS-së.

Vendimi për targat nga Qeveria parashihet të zgjasë deri më 21 prill, por do të jetë i ndarë në disa faza. Për tri javë, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të jetë masa e qortimit për serbët që nuk konvertojnë targat në RKS, pastaj për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj, nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë më 21 prill, nuk do të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat