Azemi reagon për shetsat: Punëtorët e sektorit privat do iu mallkojnë, po i diskriminoni

Lajme

Azemi reagon për shetsat: Punëtorët e sektorit privat do iu mallkojnë, po i diskriminoni

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 17:37
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat, Jusuf Azemi thotë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë “kategori e grupit të tretë të njerëzimit”.

Kjo pasi siç thotë ai, Qeveria po stimulon me nga 50 e 100 euro shtesë sektorin publik, kurse ata privat duke i lënë anash, raporton Indeksonline.

Ai thotë se nëse dikush stimuluar atëherë janë punëtorët e sektorit privat, pasi ata janë më të varfër e paga dyfish më të vogla. E që në anën tjetër më së shumti financojnë buxhetin e shtetit.

“Këtë diskriminim na e pat bërë edhe regjimi i kaluar i Serbisë. Ne si duket jemi të lindur për keto diskriminimesh. Kjo fuqi punëtore do të ju mallkoi për diskriminimin e bërë”, thotë ai.

Image
Letra e Jusuf Azemit

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat