Dalin pamjet/ Largohet nga shtëpia e pleqve e moshuara që u rrah nga infermierja

Lajme

Dalin pamjet/ Largohet nga shtëpia e pleqve e moshuara që u rrah nga infermierja

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:53
Infermierja e arrestuar duke rrahur të moshuaren

E moshuara që u sulmua sot fizikisht nga infermierët në shtëpinë e pleqve në Pejë është larguar nga aty.

Është bërë e ditur se e moshuara po qëndronte në Shtëpinë Publiko-Private të Pleqve “Orenda”.

Ajo është dhunuar sot nga disa infermiere, derisa pamjet e xhirimit të ngjarjes janë publikuar edhe në media sociale.

Rasti ka ndodhur të shtunën, mirëpo është mbajtur fshehur deri më sot.

Lidhur me rastin është arrestuar motra përgjegjëse dhe një e dyshuar tjetër, të cilat janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat