​Xhaka për dhunën ndaj të moshuarës: Jam i shokuar, mjerim për këtë brez

Lajme

​Xhaka për dhunën ndaj të moshuarës: Jam i shokuar, mjerim për këtë brez

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:14
Granit Xhaka

Video tronditëse që u publikua sot ku shihet një infermiere derisa ushtron dhunë fizike ndaj një të moshuare në Pejë ma ngjallur reagime të ashpra duke përfshirë personalitete nga të gjitha fushat.

Një reagim të ashpër ndaj kësaj dhune e ka bërë edhe futbollisti i Arsenali Granit Xhaka.

Ai në rrjeti social Instagram ka shkruar gjatë duke shprehur mllefin e tij si dhe zhgënjimin nga ajo që ka parë në atë video, raporton KosovaPress.

Jam pa fjalë, i shokuar, nuk mundem ta besoj. Më besoni që nuk kam arritur ta shikojë të gjithë videon, aq shumë dhimbje dhe trishtim kam në shpirt. E moshuara, gjyshe, nënë, dhunohet pa mëhsirë nga punonjësja e azilit në Pejë. Znj. Aurona Pelaj, akoma më tragjike fkati që pesë të tjera e shikojnë, qeshin dhe filmojnë. Turp, turp, turp.”, ka shkruar fillimisht Xhaka.

Ai më tutje ka përmendur faktin e e dhunuara është nëna e dëshmorit Tulant Nora.

Guraja e dhunuar sot në azilin e pleqve është nëna e dëshmorit të luftës për çlirimin e Kosovës. Taulant Nora u vra për lirinë dhe pavarësinë e disa bishave dhe monstrave që dhunojnë prindërit, shtetin, atdheun dhe flamurin. Mjerim për këtë brez që po rritet mbi degjenerimin moral dhe tragjedi për nënat dhe baballarët që sakrifikuan gjithë jetën por nuk e gëzuan as Kosovë, as Shqipërinë nga bishat që po ia pinë gjakun popullit. Mallkuar qofshin bijtë e mbrapshtë të këtij kombi”, thuhet në fund të reagimit të Xhakës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat