​KFOR feston Ditën e Forcave të Armatosura të Italisë

Lajme

​KFOR feston Ditën e Forcave të Armatosura të Italisë

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 19:42
Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor, Angelo Michele Ristuccia, mori pjesë në festimet e organizuara me rastin e "Ditës së Unitetit Kombëtar dhe Ditës së Forcave të Armatosura", të Italisë.

Gjenerali Ristuccia depozitoi një kurorë dafine në kujtim të ushtarëve të rënë italianë dhe më pas mori pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit në bazën italiane në Prishtinë.

Ceremonia u mbajt në prani të Ambasadorit Antonello DE RIU, kolonelit Maurizio MELE, komandant i Regjimentit të Karabinierëve të MSU-së dhe një përfaqësie të Forcave të Armatosura Italiane të pranishme në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat