Në dy vjetorin e arrestimit të Thaçit, djali i tij bën postimin prekës

Lajme

Në dy vjetorin e arrestimit të Thaçit, djali i tij bën postimin prekës

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:50
Endrit dhe Hashim Thaçi

Janë bërë dy vite që nga dorëheqja e Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, pasi iu konfirmua aktakuza nga Gjykata Speciale.

Në vazhdën e arrestimeve të ish-krerëve të UÇK-së në atë kohë, të fundit që iu konfirmua aktakuza për nga pozitat e larta politike, ishin Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

Dy vjetorin e arrestimit të tij e ka përkujtuar edhe djali i tij, Endrit Thaçi përmes një postimi në Instastory-n e tij.

“Kjo nuk është lamtumirë, por është vetëm mirupafshim”, ka shkruar Thaçi krahas fotografisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat