Dodik: Populli ynë në Kosovë nuk do të lihet kurrë vetëm

Lajme

Dodik: Populli ynë në Kosovë nuk do të lihet kurrë vetëm

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 16:38
Milorad Dodik

Anëtari i Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Milorad Dodik, ka shprehur mbështetjen për serbët në Kosovë dhe tha se Republika Srpska e Bosnjës është e përgatitur të bëjë gjithçka që mundet për t’i ndihmuar ata.

“Uniteti i kishës dhe shtetit duhet të ekzistojë në mbrojtjen e popullit tonë në Kosovë dhe populli ynë nuk do të lihet kurrë vetëm atje”, tha Dodik pasi u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe patriarkun Porfirije të Kishës Ortodokse Serbe.

Ai tha se serbët nuk do të ndiqen penalisht dhe se “Serbia garanton statusin e lirisë për të gjithë serbët kudo që janë”.

Dodik tha se është i shqetësuar për përshkallëzimin e shkaktuar nga “sjellja e papërgjegjshme” e Qeverisë së Republikës së Kosovës, duke pretenduar se këta të fundit po shkelin marrëveshjet ndërkombëtare të arritura më parë.

“Njerëzit tanë në Kosovë janë të vendosur të marrin atë që u ka dhënë ligji ndërkombëtar”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat