Këtij politikani serb sot iu ndalua hyrja në Kosovë

Lajme

Këtij politikani serb sot iu ndalua hyrja në Kosovë

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:23
Vuk Jeremiq

Partia Popullore e Serbisë ka thënë se Kosova i ka ndaluar hyrjen kryetarit të partisë, Vuk Jeremiq, që, sipas njoftimit, ishte nisur për në Graçanicë ku sot po mbahet Kuvendi i Komitetit Krahinor të Partisë Popullore.

Në një komunikatë për media, kjo parti thotë se vetura ku ndodhej ai është ndaluar në kufi për më shumë se dy orë nga autoritet e Kosovës, pas së cilës Jeremiqit i është shqiptuar ndalimi i hyrjes.

“Partia Popullore është një nga organizatat e pakta politike në Serbi që guxoi të formonte një Komitet Krahinor real dhe funksional në Kosovë. Politika jonë është e qartë: Kosova dhe Metohia është pjesë e patjetërsueshme e Serbisë. Kthimi i administratës provinciale në rendin kushtetues dhe juridik të Serbisë duhet të jetë synimi afatgjatë i çdo qeverie të përgjegjshme, sado e vështirë të duket në dritën e rrethanave aktuale. Duhet pasur parasysh se edhe rrethanat historike në të cilat u gjend populli serb ishin dukshëm më të vështira, si dhe se marrëdhëniet në botë janë subjekt i ndryshimit”, thuhet në komunikatë.

Në deklaratë serbëve të Kosovës iu thuhet “qëndroni të qetë dhe mos lejoni konflikte, si dhe afirmimin ndërkombëtar të të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës – pjesa tjetër do të zgjidhet me kohë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat