Freskohet faqja e Kuvendit: Nga Lista Serbe, mbetet veç emri i deputetit Adem Hoxha

Lajme

Freskohet faqja e Kuvendit: Nga Lista Serbe, mbetet veç emri i deputetit Adem Hoxha

Më: 7 nëntor 2022 Në ora: 13:41
Adem Hoxha

Janë hequr nga faqja e Kuvendit të Kosovës, emrat e dhjetë deputetëve të Listës Serbe.

Vetëm disa minuta pasi Zyra për Media e Kuvendit të Kosovës njoftoi zyrtarisht se këta deputetë kanë dhënë dorëheqje duke dorëzuar mandatet e tyre, faqja zyrtare e Kuvendit të Kosovës ka rifreskuar të dhënat.

Kështu, në listën e deputetëve të Grupit Parlamentar të Listës Serbe, tanimë figuron vetëm deputeti goran, Adem Hoxha.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Adem Hoxha, i është bashkuar Listës Serbe në nëntor të vitit 2020, pas largimit të tij nga Grupi Parlamentar, 6+.

Që nga ajo kohë e deri më sot Lista Serbe kishte 11 deputetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat