Boris Tadiç tregon muajin kur mund të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Lajme

Boris Tadiç tregon muajin kur mund të nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Serbi

Më: 8 nëntor 2022 Në ora: 13:42
Boris Tadiç

Në fund të nëntorit ose në fillim të dhjetorit, ish-presidenti serb, Boris Tadiç, tha se beson se do të ketë një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Daljen e serbëve nga institucionet, ngritjen e avionëve ushtarakë dhe rrëzimin e dronëve në Serbi, të gjitha “dramaticitetet” e presidentit serb Aleksandar Vuçiç, ai tha se janë “prelud” i një marrëveshje në ardhje.

“Së shpejti do të shohim se çfarë dronësh, çfarë avionë Mig, largimi i serbëve nga institucionet dhe i gjithë ky dramatzim, do ta shohim për çka ishte e tëra.

Në fund të këtij muaji ose në fillim të muajit të ardhshëm, pres një marrëveshje që do të paraqitet sikur të ishte fitore, por që në fakt automatikisht do të kërcënojë dramatikisht interesat tona legjitime në Kosovë”, ka shkruar ai në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat