Vuçiq takim me Macronin rreth normalizimit të raporteve dhe planit gjermano-francez, nesër me Borel e Lajçak

Lajme

Vuçiq takim me Macronin rreth normalizimit të raporteve dhe planit gjermano-francez, nesër me Borel e Lajçak

Nga: F.B. Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:19
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot nis vizitën dyditore në Paris, ku do marrë pjesë në Forumin e paqes në Paris dhe do takohet me presidentin francez Macron me të cilin do të bisedojë rreth normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe planit gjermano-francez, ndërsa nesër do takohet me Borelin dhe Lajçak, shkruan “Nova.rs” transmeton “Bota Sot”.

Vuçiq mësohet se sot në Pallatin Jelise do të ketë takim me presidentin Macron, ndërsa nesër do të jetë pjesëmarrës në Forumin e pestë të paqes në Paris, ku pritet pjesëmarrje e shumë liderëve evropian.

Ndërkohë në prapaskenat e këtij Forumi janë parashikuar edhe shumë takime bilaterale dhe takime me zyrtarë nga vendet evropiane, pjesëmarrëse në Forum.

Njoftohet se Vuçiq ndër tjera do të takojë përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Borel, të dërguarin special të BE-së për Ballkan Lajçak dhe presidenten e Hungarisë Katalina Novak.

Temat kryesore në këtë takime pritet të jenë të ndërlidhura me dialogun mes Beogradit dhe prishtinës për normalizimin e raporteve, përfshirë këtu edhe propozim-planin gjermano-francez rrteh çështjes së Kosovës.

Por mediet serbe në këtë njoftim nuk kanë njoftuar nëse do ketë takim mes Vuçiqit edhe Kurtit që po ashtu do të jetë pjesëmarrës në Forumin e paqes në Paris, gjë që nuk është përjashtuar nga kryeministri Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat