Rëndohet cilësia e ajrit në Kosovë

Lajme

Rëndohet cilësia e ajrit në Kosovë

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 09:37
Foto ilustrim

Me fillim të sezonit të dimrit, edhe ajri rëndohet. Jo nga dimri si stinë, por nga gazrat e liruara, nga oxhaqet e ekonomive familjare, e faktorëve tjerë klimatik.

Sipas specialistit për cilësi të ajrit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Shkumbin Shala, këto ditë është parë një rëndim i cilësisë së ajrit, pasi ka ndikuar edhe mjegulla. Ndonëse, ai në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se mjegulla nuk është ndotës si përbërje, por nuk e lejon ajrin të qarkullojë lirshëm.

Por, Shala, në Sytë 7 në Klan Kosova, tha se krahasuar me vitet e kaluar, në Kosovë ka përmirësim të cilësisë së ajrit, kjo falë edhe inspektimeve, dhe monitorimeve të vazhdueshme, po ashtu edhe nga gjobat ndaj ndotësve.

Prej ndotësve kryesorë, Shala ka përmendur djegien e thëngjillit e ndërtimtarinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat