Një delegacion i Federatës së Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva, vizitojnë Kosovën e Shqipërinë

Lajme

Një delegacion i Federatës së Gazetarëve Evropian nga Brukseli dhe përfaqësues të organizatave nga Strasbourgu dhe Gjeneva, vizitojnë Kosovën e Shqipërinë

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:31
Nefail Maliqi

Nga 15 dhe 18 nëntor 2022, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës se bashku me kreret e shoqatave te gazetareve evropiane dhe perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukseli, Strasbourgu dhe Gjeneva do të vizitojnë Kosovën dhe Shqipërinë kater dite rresht, për të vlerësuar gjendjen aktuale të lirisë së mediave, mbrojtjen e gazetarëve, varsjet e 14 gazetarëve pas luftës në të dy vendet, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ) do t’i bashkohet misionit së bashku me NENIN-19, Komitetin për Mbrojtjen e Gazetarëve, Unionin Evropian të Transmetuesve, Qendrën Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias, Institutin Ndërkombëtar të Shtypit dhe Reporterët pa Kufij.

Organizatat partnere do te zhvillojne nje ser takimesh me kryeministrat përkatës, ministra, përfaqësues të komisioneve parlamentare të medias, autoritetet gjyqësore, zyrtarët lokalë, organet rregullatore, transmetuesit publikë dhe organizatat e shoqërisë civile.

"Gjatë këtij lloj misioni, ne kërkojmë sistematikisht takimin me Kryeministrin. Në Kosovë nuk do të jetë e mundur, sepse ai është jashtë vendit, por kemi një takim me zëvendëskryeministrin Besnik Beslimi, ministrin e Brendshëm Xhelal Svecla dhe ministren e Drejtësisë Albulena Haxhiu. Nga pala shqiptare, Edi Rama ende nuk i është përgjigjur kërkesës sonë. Por kemi edhe takime të planifikuara dhe të konfirmuara me organizata gazetarësh, gazetarë dhe botues, autoritete gjyqësore, parlamentarë, rregullatorë, ambasadorë europianë, autoritetet policore, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, komisionerët e informacionit… " ka thënë për gazeten zvicerane në shqip Le Canton27.ch z.Ricardo Gutierrez, sekretar i përgjithshëm i Federates  së Gazetarëve Evropian (EFJ) me seli ne Bruksel.

Gazeta po ashtu ka mësuar se se gjatë qëndrimit në Prishtinë dhe Tiranë delegacioni prej më shumë se dhjetë anëtarësh gjatë misionit të tyre do të takohen gjithashtu me gazetarë dhe shoqata të gazetarëve me qëllim të vlerësimit të situatës në lidhje me sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e mediave në Kosovë dhe Shqipëri.

Misioni katerditor ne Kosovë dhe Shqipëri i krereve te shoqatave te gazetareve evropiane me perfaqesues te organizatave nderkombëtare nga Brukslei, Starsbourgu dhe Gjeneva synon të adresojë sulmet kundër gazetarëve, rastet e mosndëshkimit, kërcënimet ligjore dhe aspekte të tjera të lidhura me sigurinë e gazetarëve, pavarësinë e mediave dhe transmetuesve të shërbimit publik.

Pas misionit, partnerët e Platformës për Sigurinë e Gazetarëve të Këshillit të Evropës do të bëjnë publike rezultatet e misionit të tyre në Kosovë dhe Shqipëri, duke përfshirë rekomandimet për qeveritë dhe politikëbërësit. Gjetjet e ndërmjetme do të ndahen përmes konferencave për shtyp të planifikuara për t’u mbajtur më 16 nëntor në h. 14.30 -15:30 në Hotel Sirius në Prishtinë dhe më 18 Nëntor në h. 14.30-15:30 në Hotel Rogner në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat