Pamje/ “Për pak më goditi, por unë as që lëviza vendit”, Vuçiç shpëton “për një fije” gjatë fjalimit pas takimit me Macron

Lajme

Pamje/ “Për pak më goditi, por unë as që lëviza vendit”, Vuçiç shpëton “për një fije” gjatë fjalimit pas takimit me Macron

Më: 11 nëntor 2022 Në ora: 18:34
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa ishte duke treguar se çfarë bisedoi me presidentin francez Emmanuel Macron, është përfshirë në një incident të vogël.

Sipas mediave serbe, gjatë fjalë së tij, drita e një transmetuesi ra në tokë ku zhurma ndërpreu fjalën e tij për një moment.

“Për pak më goditi”, tha Vuçiç, megjithatë, me një buzëqeshje të vetëkënaqur në fytyrën e tij, ai u mburr me trimërinë e tij duke thënë: “As që lëviza”.

Videoja u bë shpejt virale në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Vuçiç zhvilloi ditën e djeshme një takim me presidentin francez, Emmanuel Macron, pasi ndodhet në një vizitë zyrtare në Paris ku ka marrë pjesë edhe në Forumin e Paqes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat