Petkoviq reagon pasi u tha se FSK mund të operoj në veri: Prishtina të mos luaj me zjarrë

Lajme

Petkoviq reagon pasi u tha se FSK mund të operoj në veri: Prishtina të mos luaj me zjarrë

Më: 12 nëntor 2022 Në ora: 14:35
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq ka reaguar së fundmi rreth deklaratave të Qeverisë së Kosovës se Forcat e Sigurisë mund të operojnë në veri të vendit.

Ai paralajmëroi Kosovën të “mos luhet me zjarrin” derisa përmendi edhe çështjen e targave për të cilën e ripërsëriti qëndrimin e Serbisë.

“Njoftimet e fundit të zyrtarëve të Prishtinës se të ashtuquajturit Forcat e sigurisë së Kosovës mund të operojnë në territorin e gjithë krahinës, përfshirë edhe veriun, është një tjetër kërcënim alarmues dhe njoftim ogurzi nga Prishtina me qëllim të dëbimit të serbëve nga vatrat e tyre shekullore.

Të mos luajnë me zjarrin në Prishtinë dhe të ndalojnë së përdoruri deklarata, njoftime dhe veprime nxitëse për të destabilizuar më tej situatën e sigurisë në Kosovë të cilën tashmë e kanë minuar me veprimet e tyre të njëanshme, të paligjshme dhe të dhunshme në lidhje me targat”, tha Petkoviq.

Petkoviq u bëri thirrje misioneve ndërkombëtare që “të qëndrojnë qartë kundër një njoftimi kaq të papërgjegjshëm dhe të rrezikshëm nga bashkëpunëtorët e Kurtit, të cilët vetëm duan konflikte, tensione dhe kriza të reja”, tha ai raporton Tanjug.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat