Rada Trajkoviqit i vjen edhe një kërcënim i hapur nga Petar Petkoviq

Lajme

Rada Trajkoviqit i vjen edhe një kërcënim i hapur nga Petar Petkoviq

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 13:23
Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës zyre serbe për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se situata në Kosovë “kurrë nuk ka qenë më e vështirë” dhe se kryetarja e Lëvizjes Evropiane të Serbëve nga Kosova, Rada Trajkoviq, “me përulësi po i ofrohet Albin Kurti dhe po e kriminalizon Listës Serbe dhe popullin serb në Kosovë”.

“Situata në Kosovë nuk ka qenë kurrë më e vështirë dhe Rada Trajkoviq, për të cilën nuk votoi asnjë nga serbët e Kosovës, me përulësi po i ofrohet Albin Kurtit dhe insiston që ta kriminalizojë Listën Serbe dhe popullin serb në Kosovë, me qëllim që, siç ka bërë dikur, të fitojë rastin që të luftojë për një Kosovë të pavarur”, ka shkruar Petkoviq në Twitter.

Trajkoviq mbrëmë ka thënë se “presidenti i shtetit së bashku me kreun e mafies në veriun e Kosovës ka marrë vendim që serbët të largohen nga institucionet legale dhe legjitime, që policët e armatosur ligjërisht dhe në mënyrë legjitime të largohen nga pozitat e tyre, dhe se në thelb veriu i Kosovës, në këtë moment, po kontrollohet nga mafia”.

Ditë më parë për vrasjen e Trajkoviqin kishte folur edhe Sheshel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat