Mediat serbe i japin jehonë lajmit për homazhet që FSK-ja i bëri ushtrisë serbe

Lajme

Mediat serbe i japin jehonë lajmit për homazhet që FSK-ja i bëri ushtrisë serbe

Më: 14 nëntor 2022 Në ora: 13:58
Pamje nga homazhet që FSK-ja i bëri ushtrisë serbe

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqën në luftërat 1912-1918” ­– shkruhej në pllakën përkujtimore që u nderua edhe nga Garda e Nderit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Kjo nxiti reagime të shumta për shkak të shpërfilljes së historisë së shqiptarëve të Kosovës gjatë atyre viteve.

Tashmë, për një gjë të tillë ka shkruar edhe mediumi serb nga Kosova, Kosova-Online.

“Homazhi që FSK-ja i bëri ushtrisë serbe shkaktoi indinjatë të madhe te disa politikanë shqiptarë,” – shkruajti ky medium.

Sipas këtij mediumi, pasi ushtarët serbë dhe ata francezë kishin hyrë në Prishtinë më 8 tetor 1918, e gjithë Prishtina thërriste “Rroftë Franca, Rroftë Serbia”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat