Tre prokurorë transferohen në departament tjetër pas dorëheqjeve të serbëve në veri

Lajme

Tre prokurorë transferohen në departament tjetër pas dorëheqjeve të serbëve në veri

Më: 15 nëntor 2022 Në ora: 15:17
Foto ilustrim

Tre prokurorë janë transferuar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës për një periudhë të përkohshme pas dorëheqjeve të prokurorëve të nacionalitetit serb.

Vendimin për transferimin e prokurorëve e ka marrë Ushtruesi i Detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi.

“Prokurorët e transferuar do të punojnë në Departamentin e Përgjithshëm të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i cili është prekur më tepër nga ofrimi i dorëheqjes së prokurorëve të nacionalitetit serb”.

“Varësisht nga rrethanat, U.D. Kryeprokurori i Shtetit do të veproj menjëherë në përputhje më ligjin, situatën dhe nevojat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, thuhet në komunikatë.

Kujtojmë se prokurorët dhe gjyqtarët e nacionalitetit serb kanë dhënë dorëheqje nga të gjitha pozitat pas vendimit të Qeverisë së Kosovës në lidhje me targat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat