Po i bënin presion të vazhdueshëm, kirurgu jep dorëheqje nga QKUK

Lajme

Po i bënin presion të vazhdueshëm, kirurgu jep dorëheqje nga QKUK

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 10:42
Foto ilustrim

Kirurgu i njohur Adem Kllokoqi ka dhënë dorëheqje nga puna në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht në Klinikën e Kirurgjisë Plastike.

Media nga burime të sigurta mëson se shkak i kësaj dorëheqje ishte presioni që i njëjti mori nga drejtoresha e kësaj klinike, Violeta Zatriqi duke ia imponuar atij edhe largimin nga puna.

Kllokoqi konfirmoi se ka dhënë dorëheqje por, nuk dha më shumë detaje rreth kësaj.

“Erdhën rrethanat që s’kam mendu që kam me dhanë dorëheqje, por e vendosa ashtu, ka ardh tu u shtu presioni, edhe unë e vendosa me u largu. Drejtoreshës i kam tregu disa herë, kolegët e dijnë pse unë e kam lanë, deshta mos me kriju më shumë telashe“, tha Kllokoqi.

Ai tha se punën tashmë do ta vazhdojë në sektorin privat dhe se për të gjithë pacientët që i njëjti ka pasur dhe duan të ndërhyjnë diçka përsëri mund të kryej shërbime edhe pa pagesë.

Media ka tentuar të kontaktojë me drejtoreshën e Klinikës, por e njëjta nuk ishte e qasshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat