Lajme të këqija për Serbinë dhe Ballkanin e Hapur: Nëse nuk i vendos sanksione Rusisë pasojnë ndalimet e financimit nga BE

Lajme

Lajme të këqija për Serbinë dhe Ballkanin e Hapur: Nëse nuk i vendos sanksione Rusisë pasojnë ndalimet e financimit nga BE

Nga: F. B. Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 20:16
Vladimir Putin dhe Aleksandar Vuçiq

Draft-rezoluta e deputetit të PE Tonin Picula ku vendeve anëtare ju rekomandon që me Serbinë të bëhet përparim vetëm nëse ajo harmonizohet me sanksionet e BE-së ndaj Rusisë dhe bëhet përparim në reforma, do jetë para deputetëve me 22 nëntor, shkruan portali “European Western Balkans” EWB, nëse ato nuk realizohen shqyrtohet ndalimi i fondeve dhe projekteve që financohen në kuadër të planit investues ekonomik për Ballkanin, transmetojnë “Nova.rs” dhe “Bota Sot”.

Në pjesën ku flitet për Serbinë, rezoluta për të cilën do të votohet në takimin plenar, ka edhe dy amendamente  ku bëhet thirrje që të shqyrtohen të gjitha projektet  në Serbi që financohen në kuadër të planit investues ekonomik për Ballkanin perëndimor “ashtu që të gjitha shpenzimet në BE në tërësi në harmoni me qëllimet strategjike dhe interesat e BE-së”.

Në amendamentin tjetër propozohet edhe formulimi i shtetit anëtare që të shqyrtojnë të gjitha “fondet bilaterale dhe ato të BE-së për Serbinë, që do të shfrytëzohen nga pushteti” serb mëson EWB.

Në amendamentet tjera që flitet ër rajonin përshëndetet miratimi kohë më parë i marrëveshjes në Samitin e Procesit të Berlinit, posaçërisht ajo lidhur me mobilitetin dhe lirinë e lëvizjes me letërnjoftime dhe pranimi i diplomave.

Në këtë draft, e thërret vendet anëtare të shprehin rezervat në lidhje me cilëndo iniciativë rajonale që nuk përfshinë të gjitha 6 vendet e Ballkanit perëndimor dhe që nuk bazohet në rregulla të BE-së siç është iniciativa Ballkani i Hapur.

Pas votimit raporti i deputetit Picula merr formën e rezolutës, që është qëndrim zyrtar i PE lidhur me gjendjen e politikës së zgjerimit. Rezoluta e PE kanë formë rekomandimi shteteve anëtare dhe institucioneve tjera të BE-së shkruan EWB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat