Vuçiq poston foto nga restoranti në Beograd: Po pres Edi Ramën dhe Kovaçevskin për të darkuar

Lajme

Vuçiq poston foto nga restoranti në Beograd: Po pres Edi Ramën dhe Kovaçevskin për të darkuar

Më: 17 nëntor 2022 Në ora: 23:10
Aleksander Vuçiq

Kryeministri Edi Rama të entjen ka vizituar Serbinë ku ka marrë pjesë në Konferencën Rajonale që është zhvilluar në Beograd.

Pjesëmarrës të kësaj konference kanë qenë dhe liderë të tjerë të Ballkanit, përfshirë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçveski.

Pas takimit, tre liderët, Aleksandër Vuçiq, Edi Rama dhe Dimitar Kovaçesvski kanë darkuar së bashku, si miq.

Këtë e ka zbuluar Vuçiq, në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.

Ai ka postuar një foto nga një restorant ku krahas saj ka shkruar se po pret Ramën dhe Kovaçevskin.

“Beogradi ka qenë gjithmonë kryeqyteti i zemrës së madhe, mikpritjes së sinqertë dhe ushqimit të mirë. Në pritje të miqve Edi Rama dhe Dimitar Kovaçevski. Nuk rezistova pa provuar salsiçen Pirot…ne tashmë jemi duke bërë marrëveshje për panairin e madh të verërave dhe ushqimeve të vitit të ardhshëm në Beograd”, shkruan Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat