Reshjet atmosferike, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Lajme

Reshjet atmosferike, “Hidrodrini” ngrit shkallën e gatishmërisë në Rrafshin e Dukagjinit

Më: 19 nëntor 2022 Në ora: 20:13
Foto ilustrim

Pas reshjeve atmosferike, që kanë filluar sot në rajonin e Rrafshit të Dukagjinit, Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe mobilitetit në zonën e saj të mbulueshmërisë.

Sipas komunikatë së KRU “Hidrodrini”, Kryeshefi Ekzekutiv i kësaj kompanie, ing.Agron Tigani në kontakt dhe koordinim me menaxherët e Njësive Operative, Pejë, Istog, Klinë, Deçan dhe Junik, ka nxjerrë vendim për ngritjen e shkallës së gatishmërisë së ekipeve preventive dhe të kontrollit në terren.

Duke ofruar mbështetjen e plotë në rast të paraqitjes së nevojës edhe nga rajoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat