​Rasti “Mulliri”, ngrihet aktakuzë ndaj shtatë personave

Lajme

​Rasti “Mulliri”, ngrihet aktakuzë ndaj shtatë personave

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 15:50
Foto ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), njofton opinionin publik se sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë - në Departamentin Special, kundër të pandehurve me inicialet F.U, A.R., F.M., E.M, A.M, E.D. dhe M.V, lidhur me rastin “Mulliri”.

Ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal te organizuar”, “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, dhe veprën penale “Kultivimi i bimës se hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”.

Prokuroria Speciale konsideron se ka prova të mjaftueshme që e vërtetojnë se të pandehurit kanë vepruar si grup i organizuar dhe i strukturuar me hierarki në grup dhe me role të përcaktuara, dhe se gjatë hetimeve janë siguruar dhe sekuestruar prova relevante juridike që dëshmojnë dyshimin e bazuar mirë se të pandehurit i kanë kryer veprat penale me qëllim të përfitimit material të kundërligjshëm, duke bërë kultivimin e bimës narkotike me qëllim të shitjes apo shpërndarjes, ku të pandehurit janë arrestuar në vendin e ngjarjes, thuhet në komunikatë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat