Tërnava: Masat e gjobitjes janë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës

Lajme

Tërnava: Masat e gjobitjes janë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës

Më: 21 nëntor 2022 Në ora: 21:25
Hajrullah Tërnava

Eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava, thotë se afati i ndryshimit të targave u kërkua për shtyrje për 10 muaj, por pa garanci.

Andaj, sipas tij, afati 10 muajsh për përfaqësuesit e Kosovës ishte një afat i gjatë dhe jo i sigurtë.

“Situata e tanishme në veri të Kosovës, në këto rrethana kur ende që nga çlirimi e deri më tani ajo pjesë që është e banuar nga serbët, në veturat e tyre i bartin targat me regjistrime të kohës së ish- Jugosllavisë si për shembull PR, KM, PE, DJ etj., edhe që nga shpallja e Pavarësisë në Kushtetutën e Kosovës dhe ligjet e saja, janë të përcaktuara se automjetet duhen të jenë të regjistruara në targa të RKS në tërë territorin e saj. Prandaj në këto kohë kur po ndërmjetësohen bisedimet nga ndërkombëtarët, janë përcaktuar disa faza për implementimin e këtyre targave të veturave, e që ishte se në javët e para do të ndodhin qortime nga ana e policisë të Kosovës, ndaj drejtuesve të veturave nëse nuk i kanë të regjistruara në përputhshmëri me ligjet e Kosovës, kurse nga 22.11.22 që do të thotë nga nesër gjobiten me para të gjithë kush nuk i kanë ndërrua targat e veturave, prandaj të gjitha këto masa tani janë në përputhshmëri me ligjet e Kosovës”.

Ai thotë se për shtyrjen e afatit për targat ilegale duhet që të garantojnë ndërkombëtarët, se serbët do të respektojnë më pas marrëveshjet.

“Faktori ndërkombëtar po insiston që afati i targave të shtyhet për 10 muaj, e që me këtë qëndrim duhet të pajtohen edhe Serbia dhe Kosova, e që për këtë qëndrim duhet të garantojnë edhe ndërkombëtarët, si dhe t’i përmbahen këtij afati edhe serbët, e jo si deri më tani që sa shume vite mbas çlirimit veturat i regjistrojnë me targa inekzistente sikur e cekëm”, pohon Tërnava.

Sipas tij, nëse Kurti merr garancion që pas 10 muajve të gjitha targat e veturave do të regjistrohen me RKS, ka gjasa të shtyhet afati.

“Edhe që “Brigada e Veriut” ka kërcënuar me rezistencë kur fillon faza e dytë e implementimit të targave, e që është afati i fundit nesër, nuk presim ndonjë zhvillim negativ pasi kryeministri Kurti është në bisedime me kryetarin e Serbisë Vuçiq dhe përfaqësuesit ndërkombëtar në Bruksel. Dhe nëse arrihet konfirmimi-garancioni se mbas 10 muajve targat e veturave do të regjistrohen me RKS, të gjitha gjasat janë se do të shtyhet ky afat deri atëherë për 10 muaj, prandaj nuk do të ketë shkak që të prishet rendi dhe ligji në Kosovë, por sikur të mos arrihet një marrëveshje e tillë, duhet të vazhdohet me atë që ndërrimin e targave sipas qeverisë, që të jetësohet qëndrimi i dënimeve me gjoba për të gjithë drejtuesit e veturave që nuk i kanë ndryshuar targat. Prandaj kush nuk iu përmbahet ligjeve në Kosovë, duhet që shkelësit e ligjeve të përgjigjen para drejtësisë, me gjoba të parapara sipas ligjit, edhe në qofte se mund të ketë nesër raste të tilla të padëgjueshmërisë. Megjithatë të gjitha gjasat janë që sot do të arrihet marrëveshje rreth këtyre targave, dhe vendimi për targat ilegale do të shtyhet për një kohë deri në 10 muaj, dhe nga nesër pritet që gjithçka kur janë në pyetje targat, t’i kthehet normalitetit të përditshëm”, përfundon Tërnava.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat