Vuçiq e njofton Hillin për bisedimet e Brukselit

Lajme

Vuçiq e njofton Hillin për bisedimet e Brukselit

Më: 22 nëntor 2022 Në ora: 12:54
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se e ka njoftuar ambasadorin amerikan, Christofer Hill, me rrjedhën e bisedimeve dhe i ka shprehur atij shqetësimin për sigurinë e qytetarëve serbë në Kosovë.

Këtë deklaratë, Vuçiq, e ka bërë përmes rrjetit të tij social, Instagram, ku poashtu shprehet se e ka falënderuar Ambasadën Amerikane, për angazhimin në qetësimin e tensioneve dhe parandalimin e eskalimit të situatës.

Vuçiq pretendon se Serbia, mbetet e përkushtuar për dialogun dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve të hapura në rrugë paqësore, në mënyrë që të ruhen paqja dhe stabiliteti edhe ashtu vështirë të arritura në të gjithë rajonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat